VIDEO/ Supergoli në sfidën vendimtare, futbollisti i Kombëtares bën dedikimin emocionues

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 28, 2019 | 23:13

VIDEO/ Supergoli në sfidën vendimtare, futbollisti i Kombëtares bën dedikimin emocionues

Mesfushori i Kombëtares, Ylber Ramadani gjetin rrugën e rrjetës me skuadrën e Vejles në Danimarkë, në sfidën tepër të rëndësishme ndaj pretendentëve të Viborg.

Ramadani555

Vendasit ishin duke udhëhequr në minutën e 7, me epërsinë e 2 golave, teksa Ramadani në minutën e 29-të, ngushtoi diferencën, për t’i hapur rrugë golit të barazimit të shënuar nga Gundelund.

Në pjesën e dytë vendasit kaluan sërish në avantazh me anë të Bonde, ndërkohë që Vejle përmbysi rezultatin në minutat 65-të dhe 79-të. Pas ndeshjes Ramadani ka postuar golin në rrjetet sociale, duke ia dedikuar atë Shqipërisë që është duke kaluar një tragjedi pas tërmetit të fuqishëm.

Ramadani555

“Për ty nëna ime Shqipëri”, shkruan Ramadani në “Instagram” ndërkohë që festa e tij është shoqëruar me simbolin e shqiponjës dhe një lutje!


View this post on Instagram

For#you#my#Mother#Albania????

A post shared by Ylber Ramadani #1️⃣6️⃣#???? (@ylber_ramadani16) on


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"