VIDEO/ Supergoli i shënuar nga sulmuesi shqiptar, mesfushori i Barcelonës nuk i kursen elozhet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 25, 2020 | 23:34

VIDEO/ Supergoli i shënuar nga sulmuesi shqiptar, mesfushori i Barcelonës nuk i kursen elozhet

Shkëlzen Gashi në vitet e fundit nuk po kalon një formë shumë të mirë, ndryshe nga koha kur ishte pjesë e Bazelit në Zvicër, por edhe ne sezonin e parë në MLS më Kolorado Rapids në 2016-ën.GASHI

Prej 1 marsit të vitit të kaluar, sulmuesi shqiptar ishte pa skuadër dhe në 2 janar të këtij viti vendosi të vazhdojë karrierën në Zvicër me skuadrën e Arau.

Së fundmi faqja e madhe kushtuar sportit në “Instagram”, “433” ka postuar një supergol të shënuar nga Gashi gjatë kohës kur ishte pjesë e Kolorado Rapids. Elozhet për këtë gol ishin të shumta, teksa ato kanë ardhur edhe nga një lojtar i madh.

Ivan Rakitiç, poshtë golit të shënuar nga sulmuesi Gashi ka bërë komplimente dhe ka shkruar: “Shumë e lehtë për vëllain tim”. Kujtojmë se Rakitiç dhe Gashi janë dy miq shumë të mirë, teksa shpesh herë kalojnë edhe kohën së bashku.

JF

View this post on Instagram

Can’t stop watching this beauty ?? @mls

A post shared by 433 (@433) on

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"