VIDEO/ Supergoli i Kolgegës, Dinamo merr një fitore të vuajtur ndaj Erzenit. Apolonia kalon me lehtësi Shënkollin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 3, 2020 | 0:21

VIDEO/ Supergoli i Kolgegës, Dinamo merr një fitore të vuajtur ndaj Erzenit. Apolonia kalon me lehtësi Shënkollin

Janë mbyllur dy ndeshjet e Kategorisë së Parë, të vlefshme për javën e 14-të në këtë kampionat. bandicam 2020-02-02 15-51-40-782

Në grupin A, Dinamo ka marrë një fitore shumë të rëndësishme dhe të vuajtur, ndaj Erzenit në transfertë. Ishte një ndeshje e luftuar nga të dyja ekipet, me vendasit që kishin mundësinë të kalonin në avantazh në pjesën e parë me anë të një penalltie, por Kuka ia doli të ndalë gjuajtjen e Rezit nga 11 metra.

Ishte Kolgega, që kaloi në avantazh Dinamon, me anë të një supergoli në minutën e 70’. Me këtë fitore blutë shkojnë në kuotën e 8 pikëve, 1 më pak se Veleçiku i vendit të 8-të.

bandicam 2020-02-02 15-25-35-273

Apolonia nga ana tjetër fitoi lehtësisht ndaj Shënkollit në shtëpi, në grupin B. Fierakët kaluan që në minutën e 13 në avantazh me anë të Gjatës, teksa vetëm 5 minuta më vonë Zaimaj shënoi edhe golin e dytë, për ekipin e Mërgjyshit. 1 minutë para përfundimit të pjesës së parë, ishte Mehmeti që shënoi golin e 3-të për Apoloninë.

Danaj shënoi për Shënkollin në minutën e 55’, ku u mendua se mund të ishte rihapur sfida, por Ymeraj i vendosi kapakun gjithçkaje teksa realizoi në minutën e 67’ golin e 4-t. Ne minutën e 90’, Krasniqi i dha goditjen përfundimtare Shënkollit duke realizuar edhe të pestin.

FT| Erzeni-Dinamo 0-1

Kolgega 70′

 

Penalltia e e pritur nga Kuka, ndaj futbollistit Rezi.


FT| Apolonia-Shënkolli 5-1

Gjata 13′, Zaimaj 18′, Mehmeti 45′, Ymeraj 67′, Krasniqi 90’/ Danaj 55′

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"