VIDEO/ Supergola për vendin e dytë, Mançester Siti “poker” Bërnlit dhe ndjek Liverpulin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 3, 2019 | 23:11

VIDEO/ Supergola për vendin e dytë, Mançester Siti “poker” Bërnlit dhe ndjek Liverpulin

Mancester Siti doli me tre pikë nga sfida e javës së 15-të në Premier Ligë, e programuar të luhet në mesjavë.

gabriel zhezus

Në transfertë ndaj Bërnlit, ekipi i Pep Guardiolës fitoi me shifrat e pastra 1-4. Ishte Gabriel Zhezus ai që zhbllokoi takimin në minutën e 24-t, me një harkim perfekt me të djathtën drejt e në cepin tjetër të portës.

Në minutën e 50-të të pjesës së dytë, ishte sërish braziliani ai që shfrytëzoi një pasim të Bernardo Silvës, dhe u fut me të djathtën për të gjetur golin e dytë. Rodri ishte autor i goli të tretë në minutën e 68-të, ku nga hyrja e zonës lëshoi një silurë me të djathtën.

“Pokeri” i Sitit u kompletua në minutën e 87-të, ku Riad Mahrez shënoi edhe të katërtin. Vetëm goli i Bredit në minutën e 89-të ishte shumë pak për Bërnlin. Me këtë fitore, Mançester Siti shkon në vendin e dytë me 32 pikë, 8 më pak se Liverpuli, që ndërkohë luan nesër derbin ndaj Evertonit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"