VIDEO/ Supergola dhe spektakël, Nuabueze “kafshon” Skënderbeun. Skuadra e Dajës zhytet në krizë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 2, 2019 | 22:38

VIDEO/ Supergola dhe spektakël, Nuabueze “kafshon” Skënderbeun. Skuadra e Dajës zhytet në krizë

Laçi ka shkërmoqur Skënderbeun me rezultatin 1-4 në sfidën e zhvilluar në Korçë, e vlefshme për javën e 11-të të Kategorisë Superiore.

Skenderbeu

Skuadra e Dajës gjeti golin e para në minutën e 5-të me anë të Gripshit, i cili lëshoi një predhë nga jashtë zonës, duke i dhënë avantazhin bardhekuqve.

Skenderbeu-Laci

Vetëm 20 minuta ka zgjatur festa e korçarëve, pasi në minutën e 25-të Lushkja barazoi sfidën. Pjesa e parë u mbyll në barazim 1-1, ndërkohë që në fragmentin e dytë të lojës, kurbinasit arritën të shënonin plot 3 gola duke kapitulluar Skënderbeun.

Skenderbeu-Laci5

Dopieta e Nuabuezes dhe goli i Redon Xhixhës, i siguruan fitoren e tretë radhazi skuadrës së Armando Cungut, që e sheh vetën në vendin e 5-të me 16 pikë, ndërkohë që Skënderbeu zhytet në vendin e 8-të.

SKËNDERBEU-LAÇI 1-4

Gripshi 5′ / Lushkja 25′, Nuabueze 48′,  83′, Xhixha 63′

KOMENTI LIVE:

Përfundon takimi! 

90′ Akordohen 3 minuta shtesë!

88′ Kurbinasit kryejnë edhe zëvendësimin e tretë, largohet nga fusha Shehu, vendin e tij e zë Ersil Ymeri.

86′ Tjetër zëvendësim te Laçi, largohet nga fusha edhe Xhixha, në lojë, Elvi Berisha!

85′ Zëvendësim te Laçi, largohet Nuabueze vendin e tij e zë Spahiu.

83′ GOOOOL LAÇI 1-4/ I jashtëzakonshëm Nuabueze, i cili shënon golin e katërt për Laçin dhe të dytin personal. Pas një asisti të portierit Stazhilla, Pollozhani nuk arrin të largojë me kokë, teksa i vetëm brenda zonës, Nuabueze nuk ka falur duke mposhtur sërish Koliçin! 

76′ Muja provon të harkojë një top të rrezikshëm brenda zonës për Krasniqin, por kontrollon mjaft mirë portieri Stazhilla.

69′ Shehu ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Krasniqit.

65′ Zëvendësim i tretë te Skënderbeu, largohet Oto Xhon, vendin e tij e zë Muja.

63′ GOOOOL LAÇI 1-3/ Fantastike skuadra laçiane. Shënon edhe Redon Xhixha. Pas një harkimi të Turkajt nga e majta, Nuabueze ul bukur me kokë për Xhixhën, i cili gjuan saktë nga brenda zonës, duke përshëndetur rrjetën! 

56′ Goditje dënimi për Skënderbeun, provon Dejvi Bregu, por topi shkon mbi traversën e portës të mbrojtur nga Stazhilla.

53′ Domgjoni ndëshkohet me karton të verdhë pas një faulli të shkaktuar.

48′ GOOOOL LAÇI 1-2/ Kurbinasit përmbysin rezultatin! Fantastik sulmuesin Nuabueze, i cili pasi fiton duelin me Pollozhanin, gjuan lehtë brenda zonës dhe mposht portierin Koliçi! 

46′ Zëvendësim te Skënderbeu, largohet nga fusha Turtulli, vendin e tij e zë Blerim Krasniqi!

46′ Starton pjesa e dytë!

Përfundon pjesa e parë! 

45′ Akordohen 2 minuta shtesë!

44′ Tjetër mundësi shënimi për Laçin me Tekon, që depërton bukur në qendër të zonës, provon me një gjuajtje me të majtën, por topi shkon mbi kuadrat.

40′ Dyluftime të shumta në mesfushë. Ndeshja ngrihet në një rritëm të kënaqshëm, me kurbinasit disi më kërkues.

33′ Goditje dënimi për Skënderbeu. E fiton Oto Xhon. Provon me një harkim Meksi. Topi largohet nga Ignjatoviç dhe shkon tek Taipi, i cili provon me një gjuajtje, por jashtë kuadratit.

29′ Pranë golit të dytë Laçi. Enea Koliçi bën shpëtimtarin, duke ndalur nga një distancë shumë e afërt sulmuesin Nuabueze!

25′ GOOOOL LAÇI 1-1/ Tjetër supergol në Korçë! Kësaj here janë kurbinasit! Pas një topi të humbur nga Taipi, përfiton Lushkja, që me një gjuajtje të kalibruar nga distanca, vendos barashpeshën! 

20′ Zëvendësim i detyruar te Skënderbeu, largohet nga loja Daja i dëmtuar, vendin e tij e zë Turtulli!

19′ E pabesueshme çfarë humbet Xhixha, brenda zonës, teksa ka gjuajtur mbi kuadrat.

17′ Minuta mjaft të mira për Laçin, që kërkon me ngulm golin e barazimit. I kishte të gjitha mundësitë Domgjoni, që pas një harkimi nga këndi, të devijonte drejt rrjetës, por pa sukses.

16′ Nuabueze provon të futet bukur brenda zonës, teksa provon me një gjuajtje drejt portës, por ndërhyn Pollozhani, i cili largon rrezikun në këndore.

10′ Shpëton për mrekulli porta e Skënderbeut. Braziliani Teko del i vetëm përballë portierit Koliçi, por ky i fundit bën mrekullinë duke i mohuar golin kurbinasve.

8′ Kurbinasit mundohen të dalin para dhe Turkaj provon një krosim por ndal Pollozhani teksa duket se ka një prekje me dorë, por gjyqtari lejon të luhet.

5′ GOOOOOL SKËNDEBREU 1-0/ Supergol i Nazmi Gripshit nga distanca, korçarët në avantazh! Pas një harkimi të Bregut nga e majta, topi largohet nga një mbrojtës i Laçit, teksa shkon te Gripshi, i cili me njëgjuajtje fluturimthi me të majtën, e ka dërguar topin në cepin e portës të Stazhillës! 

1′ Ka nisur sfida!

FORMACIONET ZYRTARE: 

SKËNDERBEU: Koliçi, Pëllumbi, Pollozhani, Dita, Meksi, Daja, Taipi, Gripshi, Ndeki, Bregu, Oto Xhon. Trajner: Ilir Daja.

LAÇI: Stazhilla, Fangaj, Ignjatoviç, Domgjoni, Turkaj, Shehu, Deliu, Lushkja, Teko, Xhixha, Nuabueze. Trajner: Armando Cungu

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"