VIDEO/ Supergol nga jashtë zonës, mesfushori i Kombëtares shqiptare dhuron spektakël në kampionatin francez

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 17, 2021 | 22:21

VIDEO/ Supergol nga jashtë zonës, mesfushori i Kombëtares shqiptare dhuron spektakël në kampionatin francez

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Qazim Laçi, realizoi një gol për kopertinë në sfidën e sotme ndaj Niort, ku skuadra e tij Ajaçio, triumfoi me rezultatin 3-0.

bandicam 2021-04-17 22-15-06-281

Dibrani është një lider tek ekipi i tij që militon në Ligën e Dytë, teksa mban mbi shpinë edhe fanellën me numrin 10-të.

Me një perlë nga jashtë zonës, me të majtë, Laçi, i mrekulloi të gjithë, duke e dërguar topin në trekëndësh, për të vulosur shifrat në 3-0.

Ky ishte goli i parë për këtë sezon për mesfushorin shqiptar, i cili është aktivuzar plot 30 ndeshje. Skuadra e tij lundron e qetë në mesin e artë të renditjes, ku në 33 ndeshje ka siguruar 42 pikë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"