VIDEO/ Supergol nga goditja e dënimit, portieri dhuron spektakël në minutat e fundit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 21, 2019 | 17:44

VIDEO/ Supergol nga goditja e dënimit, portieri dhuron spektakël në minutat e fundit

Një supergol nga goditja e dënimit vjen nga Norvegjia. Portieri i skuadrës Ull/Kisa i ka befasuar të gjithë, teksa ka realizuar me anë të një perle në minutën e 89-të të ndeshjes, duke mos i dhënë asnjë shans portierit kundërshtar.

Supergoli i portierit

Skuadra e tij ishte duke humbur deri në ato momente, teksa 25-vjeçari mori guximin për të ekzekutuar atë goditje dënimi dhe nga afro 30 metra, e dërgoi topin në trekëndësh. Miqtë e Ull/Kisa arritën të përmbysnin rezultatin ndaj Skeid, teksa në minutën e 93-të, Diamande realizoi golin e fitores.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"