VIDEO/ Dopietë spektakolare dhe 11-metërsh i humbur, Çekiçi bën ligjin në Slloveni! Ljubljana ngjitet në krye

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 10, 2019 | 18:15

VIDEO/ Dopietë spektakolare dhe 11-metërsh i humbur, Çekiçi bën ligjin në Slloveni! Ljubljana ngjitet në krye

Endri Çekiçi vazhdon të shkëlqejë me fanellën e Olimpja Ljubljanës në kampionatin slloven. Talenti pogradecar, ka nxjerrë nga repertori i tij një tjetër silurë, teksa në minutën e 15-të, të sfidës ndaj Tabor, i shtangu të gjithë, teksa me një gjuajtje të kalibruar me të djathtën nga goditja e dënimit, kaloi në avantazh skuadrën e tij.

Cekici2

22-vjeçari nuk u mjaftua me kaq, teksa në minutën e 33-të humbi një 11-metërsh, ndërkohë që në startin e pjesës së dytë, e shleu gabimin e penalltisë të humbur, duke shënuar golin e dytë personal.


Me dopietën e realizuar, pogradecari u ngjit në kuotën 7 golave në 14 javë,  i cili me këtë triumf ngjiti skuadrën e tij në krye  me 36 pikë në 17 javë, 2 më shumë se Maribori i vendit të dytë.


Kujtojmë që Çekiçi nuk u grumbullua nga trajneri Reja për 2 sfidat e muajit nëntor ndaj Andorrës dhe Francës, teksa bën pjesë në listën e pritjes.

Cekici on Vidnews.

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"