VIDEO/ Supergol në limitet e zonës, Kamberit i mjaftojnë 4 minuta në fushë për ta bërë “sefte” me Reinxhërs

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 23, 2020 | 23:58

VIDEO/ Supergol në limitet e zonës, Kamberit i mjaftojnë 4 minuta në fushë për ta bërë “sefte” me Reinxhërs

Florian Kamberi ka gjetur golin e parë me Reinxhërs ditën e sotme, teksa realizuar për ekipin e tij në minutën e 50’.KAMBERI

Sulmuesi shqiptar u aktivizua në minutën e 46’, kur Reinxhërs ishte në disavanatzh ndaj St Xhonson. Vetëm pak minuta pas futjes në lojë, Kamberi me një gjuajtje spektakolare ia doli të shënojë një supergol, për të bazuar shifrat.

Ky është goli i parë i Kamberit me fanellën e Reinxhërs, që nga merkato e janarit, kur u bashkua me këtë skuadër. Ndeshja u mbyll në barazim 2-2, teksa një gol u shënua nga Kamberi, i cili gjithashtu mban edhe firmën e asistit te goli i dytë i ekipit të tij, duke i çuar kështu një sinjal të qartë Xherard për ta aktivizuar nga fillimi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"