VIDEO / Supergol me “sombrero” dhe “shqiponjë”, Hyka mahnit në SHBA

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 21, 2017 | 10:27

VIDEO / Supergol me “sombrero” dhe “shqiponjë”, Hyka mahnit në SHBA

Jahmir Hyka është përshtatur shumë shpejt me kampionatin amerikan të futbollit ku vetëm pak muaj i janë dashur që të fillojë të mahnitë publikun e San Hoze falë aftësive të tij. Mesfushori shqiptar ishte protagonist kryesor i fitores së mbrëmshme të San Hoze ndaj Dallas me rezultatin 1-0, duke shënuar golin e vetëm të sfidës.

hyka

Por ky nuk ishte një gol si të gjithë të tjerët pasi erdhi pas një veprimi të shkëlqyer teknik. Hyka, pas një kontrolli të bukur në zonë, i kaloi topin mbi kokë mbrojtësit kundërshtar, para se të gjuante në portë dhe të shënonte një gol të cilin e festoi me “shqiponjë” para shokëve të skuadrës.

Fitorja ndaj Dallas, një prej skuadrave më të forta në Konferencën e Perëndimit, afron San Hoze me kreun e renditjes, i cili tani është vetëm 3 pikë larg, duke kthyer skuadrën kaliforniane të mesfushorit shqiptar në një prej pretendenteve të këtij sezoni.

hyka2

Ndërkaq, gjërat nuk po shkojnë edhe aq mirë për Kolorado Rapids të Shkëlzen Gashit. Sulmuesi shqiptar nuk ndihmoi dot ekipin e tij në humbjen 2-1 ndaj Filadelfia Junion, pasi u la në stolin e rezervave gjatë 90 minutave.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"