VIDEO/ Supergol dhe asist, Vrioni kualifikon Tirolin në finalen e “playoff”-it për Europën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 23, 2022 | 21:04

VIDEO/ Supergol dhe asist, Vrioni kualifikon Tirolin në finalen e “playoff”-it për Europën

Sulmuesi shqiptar, Xhiakomo Vrioni, ka shënuar sërish në Austri, kësaj radhe përballë LASK, në sfidën gjysmëfinale të “playoff”-it të Ligës së Konferencës.

bandicam 2022-05-23 19-35-24-756

23-vjeçari shënoi një gol fantastik me kokë, i cili kërceu mbi të gjithë lojtarët kundërshtarë dhe e dërgoi sferën në rrjetë, të pamundur për t’u ndalur nga portieri.

Në minutën e parë shtesë të pjesës së parë, Vrioni asistoi dhe golin e dytë për skuadrën e tij.

Tiroli fitoi kështu me shifrat 2-0 dhe me këtë rezultat do të shkojë në finalen e “playoff”-it për të një vend në Ligën e Konferencës, ku përballë do të ketë Rapidin e Vienës.

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"