VIDEO/ Supergol dhe asist nga mesfushori kuqezi, “Mesi shqiptar” në Angli vazhdon të mahnitë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 4, 2022 | 18:12

VIDEO/ Supergol dhe asist nga mesfushori kuqezi, “Mesi shqiptar” në Angli vazhdon të mahnitë

E quajnë Anis Mehmeti por për të gjithë tifozët e Uajkomb dhe shumë prej klubeve të League One, kategoria e tretë angleze, ai është “MehMesi”. Mesfushori shqiptar i cili në të kaluarën ka luajtur me Shpresat kuqezi, po vazhdon të shkëlqejë në këtë kampionat dhe sot ka dhënë provën e radhës se meriton diçka më shumë duke qenë protagonist absolut i fitores së skuadrës së tij me shifrat 2-0 ndaj Portsmuth.

bandicam 2022-12-04 18-00-58-647

Mesfushori shqiptar i dha avantazhin Uajkombit me një predhë të vërtetë në minutën e 14 të sfidës, duke mos i dhënë kohë portierit kundërshtar që të reagonte.

Më pas, në pjesën e dytë, ai nisi një aksion individual duke dribluar këdo që i dilte para në krahun e djathtë, teksa më pas i dha topin MekKliri i cili e dërgoi në rrjetë, për të vulosur fitoren 2-0.

Për Anis Mehmetin ky ishte goli i 8 i këtij sezoni ku ka dhënë edhe 2 asiste, në vetëm 20 ndeshje të luajtura. Një bilanc i shkëlqyer për lojtarin shqiptar, i cili çuditërisht, vazhdon të mos grumbullohet në Kombëtaren A, pavarësisht formës që ka treguar në këtë edicion.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"