VIDEO/ Supergol dhe asist “kirurgjikal”, ylli i Kosovës shkëlqen në fitoren e Bazelit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 1, 2019 | 18:05

VIDEO/ Supergol dhe asist “kirurgjikal”, ylli i Kosovës shkëlqen në fitoren e Bazelit

Lojtari i Kosovës, Edon Zhegrova, ishte nga më të mirët në fushë ditën e sotme, në fitoren që Bazeli arriti 3-0 në shtëpi përballë Jang Bojs.

edon zhegrova

Zhegrova ishte protagonist që në minutën 6-të. Ai u fut brenda zone dhe pasi shmangu dy mbrojtës, shërbeu në të majtë për Artur, që doli i vetëm dhe zhbllokoi shifrat.

Ndërkohë, në minutën e 48-të, Zhegrova lëshoi edhe një të majtë fantastike nga hyrja e zonës, duke shënuar edhe golin e tretë për Bazelin, ndërkohë që i dyti u shënua nga Alderete. Në fushë ishte edhe mesfushori i Shqipërisë, Taulant Xhaka, që u aktivizua për 90 minuta.

Kjo ishte një fitore mjaft e rëndësishme për Bazelin, që edhe pse mban vendin e dytë, uli diferecën me kryesuesit e Jang Bojs, dhe tani shkon në vetëm -1 pikë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"