VIDEO/ Super-Uzuni, Shqipëria fiton kundër Kosovës në miqësoren e eksperimenteve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 11, 2020 | 23:52

VIDEO/ Super-Uzuni, Shqipëria fiton kundër Kosovës në miqësoren e eksperimenteve

Shqipëria mposhti Kosovën me rezultatin 2-1 në vëllazëroren e zhvilluar në “Elbasan Arena”, në prag të 2 sfidave zyrtare të Ligës së Kombeve.

Goli i Balajt

Një përballje që prodhoi 3 gola dhe ku eksperimentet e të dy stafeve teknike ishin të shumta. Një paraqitje deri diku e kënaqshme për kuqezinjtë e rejës, edhe pse në përbërje kishte shumë të rinj.

Shqiperia festa e golit

Shkëlqen Myrto Uzuni, i cili në pjesën e parë dha një asist fantastik për Balajn, ndërkohë që në fragmentin e dytë të lojës, realizon mjaft bukur pas shërbimit të Selahit. Një risi interesante ishte dhe mbrojtësi Çepele, i cili u aktivizua 90 minuta, ku në disa momente u shfaq tepër pozicional.

Shqiperi-Kosove vellazerorja

Për sa i përket dardanëve, pavarësisht përpjekjeve, të besuarit e trajnerit Saiti, nuk arritën të shënonin më shumë se 1 gol me bomberin Muriqi, që u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

FT: SHQIPËRI – KOSOVË 2-1

Balaj 31′, Uzuni 64′ / Muriqi 85′

KOMENTI LIVE: 

Përfundon takimi! 

90′ Akordohen 3 minuta shtesë!

85′ GOOL KOSOVA 2-1/ Vedat Muriqi tregohet i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, duke ngushtur shifrat dhe duke rihapur sfidën. 

84′ Kryen 3 zëvendësime. Te Shqipëria, largohet Uzuni në vend të tij Ismajlgeci. Te Kosova largohen Aliti dhe Hadërgjonaj, në vend të tij Vojvoda dhe Daku.

83’ Muriqi fiton 11-metërsh, pas një dueli brenda zonës me të riun Çepelen, për gjyqtarin nuk ka dyshime, kemi të bëjmë me penallti!

71’ Goditje dënimi për Kosovën pranë zonës, përsëri Hoxha nuk gabon me largimin e topit të harkuar në qendër.

65′ Zëvendësim te Shqipëria. Largohet nga fusha njeriu asist i golit të dytë, Lindon Selahi, vendin e tij e merr Sherif Kallaku.

64′ GOOL SHQIPËRIA 2-0/ Kundërsulm mjaft i bukur i kuqezinjve. Selahi shërben për Uzunin, i cili gjuan saktë duke dyfishuar shifrat dhe duke mos falur brenda zonës.

62′ Tjetër harkim i rrezikshëm i Zhegrovës drejt zonës, por largon Veseli në goditje nga këndi.

58’ Shala harkon rrezikshëm për Muriqin i cili gjuan me kokë para Hoxhës, por jashtë kuadratit. Anësori sinjalizon pozicion jashtë loje.

53′ Zhegrova provon me një gjuajtje të rrezikshme drejt portës, grushton aty portieri Alban Hoxha.

51′ Minuta të mira për Kosovën që ushtron presion në zonën e kuqezinjve. “Dardanët” në kërkim të golit të barazimit. Vendimtar Alban Hoxha.

46′ Katër zëvendësime edhe te Kosova. Largohen Kryeziu, Kastrati, Bernard Berisha dhe Celini. Në lojë, Rashkaj, Hasani, Rashani dhe Zhegrova.

46′ Starton pjesa e dytë. Reja hedh në fushë, Alban Hoxhën, Veselin, Hysajn dhe Rei Manajn. Nga fusha e lojës largohen Berisha, Seferi, Hoxhallari dhe Balaj.

Mbyllet pjesa e parë! 

43′ Pranë golit të barazimit Kosova me Muriqin, pas një harkimi nga e djathta, por Etrit Berisha lexon diçka, duke grushtuar dhe duke fituar një faull në sulm.

38’ Kastrati në të djathtë arrin të shkëputet nga Hoxhallari dhe nis një harkim interesant në zonë, Ismajli është i kujdesshëm dhe largon topin me kokë.

31′ GOOL SHQIPËRI 1-0/ Zhbllokohet vëllazërorja. Pas një aksioni fantastik, Uzuni depërton bukur dhe shërben saktë nga e majta për Balajn brenda zonës, që nuk fal, duke shtyrë topin drejt rrjetës. 

27′ Mundësi ideale për Shqipërinë, Uzuni shpërdoron një rast të artë, pas asistit të Dokës.

25′ Celina nuk përfiton nga gabimi i Hoxhallarit, gjuajtja e tij bllokohet nga Çepele, i cili duket pozicional në këto minuta të para.

23′ Mundësi e artë e shpërdoruar nga Shqipëria, pas një aksioni të rrjedhshëm. Selahi gabon në momentin e fundit, duhe e nxjerrë topin në rivënie anësore.

22’ Kastrati harkon nga e djathta për Muriqin, Çepele ndërhyn dhe largon rrezikun para se topi të shkojë te sulmuesi.

18’ Ende asnjë gjuajtje në portë deri tani, Kosova bën pressing dhe i afrohet zonës, por nuk arrin të godasë drejt kuadratit të Berishës.

13′ Goditje dënimi për Shqipërinë nga e djathta. Harkon Uzuni drejt zonës, por topi është i gabuar dhe nuk kontrollohet nga askush.

8′ Ende asnjë tentativë e rrezikshme në portat respektive, Shqipëria fiton disi terren duke avancuar drejt gjysmëfushës së Kosovës.

4′ Harkim nga krahu i majtë për Balajn, por sulmuesi nuk arrin ta devijojë dot dopin.

2′ “Dardanët” më kërkues në këtë start të sfidës, duke ushtruar presion në gjysmëfushën e kuqezinjve.

1′ Ka startuar vëllazërorja në “Elbasan Arena”

FORMACIONET ZYRTARE:

 

bandicam 2020-11-11 15-16-12-608

SHQIPËRIA: Berisha, Doka, Ismajli, Çepele, Hoxhallari, Laçi, Selhai, Ramadani, Uzuni, Seferi, Balaj.

Shqiperia

KOSOVA: Muriç, Hadergjonaj, Rrahmani, Fazliji, Aliti, Kastrati, Shala, Kryeziu, B. Berisha, Celina, Muriqi.

Kosova5

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"