VIDEO/ Super goli i Telushit i dhuron fitoren Partizanit, Alban Hoxha i pret penalltinë Plakut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 25, 2018 | 18:36

VIDEO/ Super goli i Telushit i dhuron fitoren Partizanit, Alban Hoxha i pret penalltinë Plakut

Partizani mposhti Kamzën në takimin e vlefshëm për javën e dytë të Kategorisë Superiore. Një super gol nga goditja e dënimit i Bruno Telushit në minutën e 67-të i dhuroi fitoren trajnerit Gega. Edhe pse shanset më të mira i kishte skuadra e Kamzës, ishte Partizani ai që festoi në fund.

Telushi

Në sekondat e fundit të pjesës së parë, Plaku gaboi nga pika e bardhë e penalltisë, teksa gjuajtja u prit nga portieri Alban Hoxha. Në pjesën e dytë, të kuqtë patën 2 shanse të pastra me Prognin, por në të dyja herët Avdyli ka bërë shpëtimtarin, duke i mohuar golin e dytë të kuqve.

Një fitore e rëndësishme për skuadrën e Gegës, e cila në ndeshjen e ardhshme do të presë Kastriotin, ndërkohë që Kamza do të udhëtojë drejt Durrësit për tu ndeshur me Teutën.

Partizani2

KAMZA-PARTIZANI 0-1

Telushi 67′

Përfundon takimi. 

Partizani55

90+2′ Ibrahimi provon të depërtojë mjaft bukur, por ndalet në momentet e fundit nga Frashëri.

90′ Akordohen 3 minuta shtesë.

87′ Plaku provon me një gjuajtje nga brenda zonës, topi ndalet nga portieri Hoxha.

82′ I dyti rast në kë ndeshje për Prognin, por sërish vendimtar portieri Avdyli, i cili e ka ndalur sulmuesin e Partizanit, i cili hyri bukur në zonë dhe ka goditur në rënie e sipër.

76′ Zëvendësim i tretë edhe për Partizanin, largohet Hila, vendin e tij e zë Bardhi.

74′ Zëvendësimi i tretë te Kamza, largohet Malaj, në fushë, Mumajesi.

73′ Mehmeti hyn në zonë dhe gjuan me të majtin, topi shkon në duart e Alban Hoxhës.

71′ Idrizaj provon me një gjuatja drejt portës, topi devijohet në këndore.

67′ GOOOL PARTIZANI 0-1. Bruno Telushi shënon një super gol nga goditja e dënimit. 

65′ Zëvendësim te Kamza, largohet Roloviç në fushë Martinena.

64′ Rasti ideal për Partizanin, Progni del i vetëm përballe Avdylit, gjuan, por ky i fundit bën heroin duke i mohuar golin.

63′ Mala provon me një gjuajtje por jashtë kuadratit.

61′ Zëvendësim i dytë te Partizani, largohet Hebaj, vendin e tij e zë Progni.

59′ Goditje dënimi për Partizanin, kroson Trashi brenda zonës, grushton portieri Avdyli duke larguar rrezikun.

54′ Ardit Hila bën një ndërhyrje vendimtare, duke larguar topin në këndore, pranë golit Kamza.

47′ Ka goditje nga këndi në favor të Kamzë për të dytën herë radhazi, por krosimi në zonë largohet pa sjellë rrezik për Hoxhën.

46′ Pjesa e dytë starton me 2 zëvendësime, nga 1 për të dyja skuadrat. Largohet Bonani në fushë Zisi për Kamzën. Largohet Mensah në fushë Asani për Partizanin.

Përfundon pjesa e parë.

45+1′ Niset Sebino Plaku, pret portieri Alban Hoxha.

45′ Penallti për skuadrën e Kamzës, pas një pengimi në zonë të Sebino Plakut nga Alban Hoxha. Gjyqtari nuk ka dyshime.

43′ Mala bën gjithçka bukur në krahun e djathtë, shmang mjaft bukur Arrabal dhe godet me të majtën, por gjuajtja ishte e lehtë, përfundon në duart e Avdylit.

40′ Telushi provon me një gjuatje të rrezikshme nga distanca, topi devijohet nga portieri Avdyli dhe shkon në këndore. Mundësi e mirë për të kuqtë.

36′ Mala kalon bukur në krahun e djathtë, provon të hedhë një top në zonë, por Bonani largon topin në këndore.

35′ Insiston Kamza, me Sebino Plakun, por mbrojtësit e kuq largojnë rrezikun.

32′ Bruno Telushi ndëshkohet me karton të verdhë, për një ndërhyrje të ashpër ndaj Sebino Plakut.

25′ Goditje dënimi në favor të Partizanit. Ibrahimi kroson në zonë, por Hila me kokë godet në mënyrë të gabuar, duke e çuar shumë larg kuadratit.

18′ Idrizaj provon me një gjuatje, drejt portës, kontrollon Alban Hoxha.

13′ Shans i shkëlqyer për vendasit. Plaku përfiton nga rrëzimi i Ibrahimit dhe depërton nga e majta, hedh një topë në zonë për Roloviç, i cili shumë pranë vijës fatale gabon duke goditur jashtë.

7′ Përsëri Kamza rrezikshë, Bonani depërton bukur nga e majta, fut një top në qendër, për Roloviç, por ndërhyn në mënyrë vendimtare Atanda.

3′ Pranë golit Kamza. Alban Hoxha gabon me largimin e topit, i cili shkon te Plaku, ky i fundit provon me një guajtje të befasishme, por jashtë kuadratit.

2′ Partizani kërkon të shtyjë para me Malën, por të vendosur mirë futbollistëtët e Kamzës.

1′ Ka startuar takimi, Partizani luan topin e parë nga qendra.

FORMACIONET ZYRTARE:

Kamza: Avdyli, Frashëri, Beqiri, Teqja, Bonani, Idrizaj, Arrabal, Malaj, Plaku, Mehmeti, Roloviç. Trajner: Bledar Devolli

Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Belica, Atanda, Kalari, Telushi, Hila, Mensah, Mala, Trashi, Hebaj. Trajner: Skënder Gega

Gjyqtarë: Olsi Sokoli, Denis Rexha, Gernat Qirici, Blerim Ziri
Delegat: Bujar Pregja; Vëzhgues: Arjan Mali

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"