VIDEO/ Super gol i Korenicës, Prishtina e Josës barazon në takimin e parë të Ligës së Europës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 28, 2018 | 19:57

VIDEO/ Super gol i Korenicës, Prishtina e Josës barazon në takimin e parë të Ligës së Europës

Prishtina e Mirel Josës ka barazuar në takimin e parë të Ligës së Europës, të zhvilluar në transfertë ndaj skuadrës nga Gjibraltari, Europa FC. Një barazim 1-1, që favorizon skuadrën bardheblu, e cila shpreson te kualifikimi në takimin e kthimit.

europa-2_1530205936-8856750

Vendasit kaluan të parët në fundin e pjesës së parë, ku Karreno shënoi nga pika e bardhë e penalltisë. Me fillimin e pjesës së dytë, Prishtina u fut në fushë më kërkuese dhe gjeti golin e barazimit me Korenicën. Një supergol nga ana e ish-mesfushorit të Lirisë, i cili i rriti shanset skuadrës shqiptare për të kaluar më tej.

EUROPA FC – PRISHTINA 1-1

Karreno 45’ (p) / Korrenica 50’

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"