VIDEO/ Sulmuesi shqiptar tund rrjetën ndaj ekipit të Balotelit, i dërgon “SMS” Rejës për një ftesë në Kombëtare

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 3, 2022 | 14:35

VIDEO/ Sulmuesi shqiptar tund rrjetën ndaj ekipit të Balotelit, i dërgon “SMS” Rejës për një ftesë në Kombëtare

Florian Kamberi ka shënuar golin e tij të parë këtë sezon në Superligën zvicerane me fanellën e Vintertur.

bandicam 2022-10-03 10-07-42-879

Sulmuesi shqiptar ka realizuar në minutën e 90+6′ për ekipin e tij pas një aksioni kundërsulmi.

Vintertur fitoi me rezultatin 1-3 ndaj Sionit të ish-zv.trajnerit të Kombëtares shqiptare, Paolo Tramexani dhe Mario Balotelit, me këtë të fundit që shënoi në këtë takim nga pika e bardhë e penalltisë.

Me këtë gol, 27-vjeçari shqiptar i dërgon një “SMS”, trajnerit Reja për ta grumbulluar në Kombëtare duke filluar që nga dy ndeshjet miqësore të Shqipërisë, ndaj Arabisë Saudite në transfertë më 26 tetor në orën 19:00, dhe ndaj kampionëve aktualë të Europës, Italisë më 16 nëntor, e cila do të zhvillohet në stadiumin “AIR Albania”.

BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"