VIDEO/ Sulmuesi shqiptar protagonist në Turqi, shënon dhe i jep fitoren ekipit të tij

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 4, 2021 | 20:14

VIDEO/ Sulmuesi shqiptar protagonist në Turqi, shënon dhe i jep fitoren ekipit të tij

Sulmuesi shqiptar, Arb Manaj, është bërë protagonist në Turqi, teksa ka shënuar golin e fitores për skuadrën e tij Balikersispor.

manushii]

Sfida Balikersispor-Bandirmaspor  u mbyll me rezultatin 2-1 për vendasit, teksa sulmuesi Manaj arriti të shndërrojë në gol një penallti në minutën e 64’, për ti dhënë ekipit të tij tre pikë mjaft të rëndësishme në luftën për mbijetesë në Ligën e Parë turke.

Ky është goli i 8-të në kampionat për sulmuesin 22-vjeçar i cili më parë ka luajtur dhe për ekipin kosovar të Trepçes.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"