VIDEO/ Sulmuesi irakian “frymëzohet” nga Felipe Melo, shkakton faull horror…për 37 sekonda

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 20, 2021 | 17:27

VIDEO/ Sulmuesi irakian “frymëzohet” nga Felipe Melo, shkakton faull horror…për 37 sekonda

Një sulmues irakian ka befasuar të gjithë rrjetet sociale me ndërhyrjen e ashpër për 37 sekonda në takimin e kampionatit të Katarit, Al Sailia – Al Ahli. 20-vjeçari Ali Mohanad nuk u mendua aspak për të mos e lënduar kundërshtarin, kur çuditërisht ngre takën dhe godet në pjesën midis krahut dhe gjoksit futbollistin e Al-Ahlit.
katr
Reagimi i sulmuesin irakian të Al Sailias ka lënë pa fjalë dhe trajnerin e tij, Sami Trabelsi.

Stafi mjekësor ndërhyri menjëherë për t’i ardhur në ndihmë lojtarit të dëmtuar, ndërsa gjyqtari e ka nxjerrë direkt Mohanadin nga fusha me karton të kuq. Justifikimet e futbollistit kanë qenë të kota.

melooo

Ndërhyrja e Mohanad të kujton faullin e tmerrshëm që shkaktoi Felipe Melo në kohën kur luante me Interin. Në sfidën e 20 dhjetorit 2015, braziliani ngriti takën dhe goditi në qafë lojtarin e Lacios, në atë kohë Lukas Biljan. Mesfushori brazilian u pezullua me 3 ndeshje.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"