VIDEO/ Sulmuesi i Shpresave gjen golin në Kroaci, por Lokomotiva Zagreb ndalet përsëri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 13, 2022 | 21:10


VIDEO/ Sulmuesi i Shpresave gjen golin në Kroaci, por Lokomotiva Zagreb ndalet përsëri

Indrit Tuci ka gjetur sot golin e parë të sezonit në kampionatin kroat të futbollit, ku ai vesh fanellën e Lokomotiva Zagreb. Sulmuesi i përfaqësueses Shpresa ka shënuar në sfidën ndaj Gorica, por nuk ka ndihmuar dot ekipin e tij që të siguronte pikë në këtë sfidë.

bandicam 2022-08-13 20-47-50-746

Lokomotiva Zagreb është mundur me shifrat 3-2 nga Gorica, edhe pse e nisi ndeshjen me avantazhin e Vasilj. Vendasit shënuan 3 herë në pjesën e dytë dhe kthyen sfidën në favorin e tyre. Tuci e nisi ndeshjen nga stoli dhe u aktivizua në minutën e 79 të sfidës. Atij iu deshën vetëm 5 minuta në fushë për të shënuar golin që çoi rezultatin në 3-2.

Megjithatë, rrjeta nuk u tund më dhe Gorica mori tre pikët, duke ndalur Lokomotiva Zagreb e cila ishte vënë në ndjekje të skuadrave të kreut duke pretenduar që në këtë sezon të siguronte një vend në zonën e Europës.

PANORAMASPORT.AL