VIDEO/ Sulmuesi i Kombëtares në superformë, gjen rrjetën e parë në kampionat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 1, 2021 | 18:09

VIDEO/ Sulmuesi i Kombëtares në superformë, gjen rrjetën e parë në kampionat

Xhakomo Vrioni vazhdon të tregojë formë të mirë teksa ditën e sotme ka realizuar gol me fanellën e skuadrës austriake Tirolit.

vrioni

Sulmuesi i Kombëtares ekzekutoi saktësisht një 11-metërsh në minutat shtesë të pjesës së parë duke dërguar në avantazh Tirolin.

Ky është goli i parë në kampionatin austriak për Vrionin i cili shënoi që në debutim pasi në sfidën e parë ku Tiroli barazoi 1-1 me Admirën, sulmues shqiptar nuk ishte i grumbulluar me skuadrën për shkak dëmtimi. Një paraqitje mjaft e mirë e Vrionit i cili shpresat i ka për një aktivizim në radhët e ekipit të parë të Juves, skuadra që zotëron dhe kartonin e shqiptarit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"