VIDEO/ Suksesi i tretë radhazi dhe arrin Dinamon në krye, Skënderbeu mposht Tomorin mes tensionit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 15, 2022 | 14:45

VIDEO/ Suksesi i tretë radhazi dhe arrin Dinamon në krye, Skënderbeu mposht Tomorin mes tensionit

Skënderbeu ka arritur të fitojë me rezultatin minimal 0-1 në Berat ndaj Tomorit, e vlefshme për javën e gjashtë në Kategorinë e Parë.

bandicam 2022-10-15 13-18-01-526

Një ndeshje me plot tension ishte kjo në Berat ku nuk kanë munguar as përplasjet mes njëri-tjetrit, ku veçohet një moment mes Alinanit dhe Liços dhe me të dyja skuadrat që u munduan të ulnin gjakrat.

Goli i vetëm i takimit u shënua nga sulmuesi i korçarëve, Belajdi Pusi me anë të pikës së bardhë të penalltisë në minutën 45+2′.

Me këtë rezultat, Skënderbeu arrin fitoren e tretë radhazi në kampionat duke ndarë përkohësisht vendin e parë me Dinamon në kuotën e 11 pikëve, ndërsa beratasit e drejtuar nga Klodian Arbëri ndodhen në vendin e 11 me 5 pikë të grumbulluara.

FT | TOMORI 0-1 SKËNDERBEU

Pusi (p) 45+2′

sk

MOMENTET KRYESORE TË NDESHJES –

-PRETENDIMI PËR PENALLTI NGA TOMORI

-PENALLTIA E REALIZUAR NGA BELAJDI PUSI

-MOMENTI I PENALLTISË

-MOMENTI I KONFRONTIMIT FIZIK MES ALINANIT DHE LIÇOS

-RASTI I HUMBUR NGA ÇAÇO

FORMACIONET ZYRTARE –

TOMORI – (4-4-2): Boje; Hida, Kuame, Shaqe, Kasmollari; Alinani, Fejzaj, Çaço, Solomon; Olaoje, Laval. Trajner: Klodian Arbëri.

SKËNDERBEU – (3-5-2): Ruçi; Beci, Prençi, Rapa; Frashëri, Lika, Pecani, Liço, Alii; Pusi, Temitope. Trajner: Migen Memelli.

ARBITRAT E NDESHJES –

Arbitër kryesor – Indrit Myrtja (Shkodër)

Asistent i parë – Dojando Myftari (Tiranë)

Asistent i dytë – Saimir Hyseni (Shkodër)

Arbitër i katërt – Bekris Dragusha (Shkodër)

BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"