VIDEO/ Sukaj apo Ibra, kush ka shënuar më bukur?

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 7, 2018 | 23:02

VIDEO/ Sukaj apo Ibra, kush ka shënuar më bukur?

Xhevahir Sukaj shënoi një supergol për ekipin e Vllaznisë, në sfidën ndaj Lushnjës, në minutat e fundit të pjesës së parë. Ai shfrytëzoi daljen e portierit kundërshtar, Spaho, dhe që nga gjysmëfusha e tij, goditi, dhe shënoi nga më shumë se 50 metra. Një gol që rrallë shënohet.

sukajj

Goli i shkodranit, ngjan pak a shumë edhe me atë të Zlatan Ibrahimoviç, që shënoi pak ditë më parë, në ndeshjen e parë të suedezit në kampionatin amerikan të futbollit, me Los Anxheles Galaksi, ndaj Los Anxheles FC. Sukaj pas takimit tha se e kishte shënuar nga një distancë më e largët se suedezi, por se cili gol është më i bukur, po jua lëmë ta gjykoni vetë…

Goli i Sukajt

 

Goli i Ibrës

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"