VIDEO/ Suarez dhuron spektakël dhe ngre publikun në këmbë, shikoni golin e jashtëzakonshëm të uruguajanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 8, 2019 | 11:00

VIDEO/ Suarez dhuron spektakël dhe ngre publikun në këmbë, shikoni golin e jashtëzakonshëm të uruguajanit

Me një gol të ekzekutuar me thembër, në mënyrë mjeshtërore dhe spektakolare, Luis Suarez ngriti në këmbë “Camp Noun”, në ndeshjen e djeshme kundër Majorkës, që Barcelona e fitoi 5-2.

suarez

Uruguajani kishte një frymëzim të jashtëzakonshëm, që solli një gol spektakolar. Edhe pse Lionel Mesi gjeti rrugën e rrjetës tre herë, Luis Suarez ishte ai që “vodhi skenën”.

Pak përpara minutës së 45-të, lojtarët e Barcelonës “fshehën” topin, duke risjellë në memorien e të gjithëve kohën e tiki-takës. Sfera i drejtohet uruguajanit, i cili me finte i dha topit pak lartësi dhe e çoi në rrjetë.

Padyshim një nga golat më të bukur të karrierës së tij dhe normalisht një ndër golat më të bukur të vitit.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"