VIDEO/ Stuhia rrëzon pemët në shtëpinë e Milanit, skuadra braktis stërvitjen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 25, 2020 | 14:05

VIDEO/ Stuhia rrëzon pemët në shtëpinë e Milanit, skuadra braktis stërvitjen

Një stuhi e madhe ka kapluar ditën e sotme qendrën stërvitore të Milanit, “Milanello”. Reshje të mëdha shiu dhe erëra të forta, kanë bërë që skuadra e Piolit të braktisë stërvitjen dhe të largohet nga fusha.

MILANELLO

Pas stuhisë së madhe, ka pasur defekte elektrike, teksa është rrëzuar edhe një pemë në hyrje të qendrës stërvitore. Për fat të mirë nuk ka pasur ndonjë problem te lojtarët, të cilët kanë vazhduar stërvitjen në palestër.

Situata në qendrën stërvitore nuk paraqitet aspak e mirë, teksa duket e pamundur që lojtarët ët kthehen në fushë për të vazhduar stërvitjen.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"