VIDEO/ Strakosha mposhtet nga pak metra, Lacio ndalet në barazim ndaj Sasuolos

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 11, 2018 | 20:05

VIDEO/ Strakosha mposhtet nga pak metra, Lacio ndalet në barazim ndaj Sasuolos

Sasuolo dhe Lacio u ndanë në një barazim 1-1 në sfidën e javës së 12-të në Serinë A italiane. Golat u shënuan në pjesën e parë, më saktë që brenda çerek orës së parë të lojës.

Capture

Parolo kaloi ekipin e Inzagit në avantazh, në minutën e tetë, ndërsa në të 15-tën, me kokë ishte Ferrari që goditi nga pranë portës së Strakoshës. Gardiani kuq e zi e pati shumë afër dorës topin, por fakti që topi u godit fort, dhe nga një largësi e vogël, bëri që të mos e shmangte dot golin.

Me këtë barazim, Lacio mbetet në vendin e 4-t, me 22 pikë, ndërsa Sasuolo e shtata, me 19 pikë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"