VIDEO/ Strakosha mposhtet dy herë për 4 minuta, Roma fiton derbin ndaj Lacios

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 18, 2017 | 20:03

VIDEO/ Strakosha mposhtet dy herë për 4 minuta, Roma fiton derbin ndaj Lacios

Derbi i kryeqytetit të Italisë, mes Romës dhe Lacios, u mbyll me fitoren e verdhekuqve në shifrat 2-1. Pjesa e parë u mbyll pa gola, por me fillimin e të dytës, ishte skuadra e Romës ajo që fitoi një penallti.

strakosha perroti

Strakosha kuptoi krahun e Perotit, por për çështje milimetrash nuk priti dot penalltinë e sulmuesit. Vetëm 4 minuta më pas, gardiani shqiptar nuk kishte çfarë të bënte, pas një goditje të fortë të Naingolan nga jashtë zone.

Për të shënuar golin e vetëm të Lacios, mendoi Imobile, edhe ky me penallti, por vetëm kaq. Roma fitoi derbin, dhe tashmë parakalon “kushërinjtë” në renditje, me 30 pikë, ndërsa skuadra e Inzagit mbetet në kuotën e 28 pikëve.

 

 

 

 

Roma 2-1 Lacio

Peroti pen. 49’, Naingolan 53′ / Imobile pen. 72′

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"