VIDEO/ Strakosha me shokë nuk dinë të ndalen, Lacio mposht Xhenoan dhe kërcënon Juventusin për kreun

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 23, 2020 | 14:30

VIDEO/ Strakosha me shokë nuk dinë të ndalen, Lacio mposht Xhenoan dhe kërcënon Juventusin për kreun

Lacio vazhdon me paraqitjet pozitive, teksa ditën e sotme ka mposhtur me rezultatin 3-2 Xhenoan në transfertë, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 25-të në Serie A.Lazio.gruppo.festeggia.2019.20.750x450

Të besuarit e Inzagit tani duken si pretendentët kryesorë për fitimin e titullit kampion, pasi ndodhen vetëm 1 pikë pas Juventusit kryesues. Për të kaluar te ndeshja, ishte Marusiç që i dha avantazhin të kaltërve që në minutën e dytë të ndeshjes, i cili pasi iu shkëput mbrojtjes kundërshtare, ia doli ta dërgojë topin në rrjetë.

Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë, ndërsa e dyta nisi përsëri me Lacion në sulm. Ishte i zakonshmi Çiro Imobile që shënoi golin e dytë për ekipin e tij, para se Kasata të ngushtonte shifrat në 2-1. Pas këtij goli vendasit nisën të merrnin terren në fushë, por ishte përsëri Lacio që shënoi, këtë herë me Kataldin në minutën e 71’, i cili me një gjuajte të bukur nga goditja e dënimit e dërgoi topin në rrjetë. LA

Në minutën e 90’, Goran Pandev fiton një penallti për Xhenoan të cilën e kthen në gol Krishito, por vetëm kaq, pasi Xhenoa nuk ia doli të shënonte edhe një gol për të marrë të paktën 1 pikë nga kjo ndeshje.


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"