VIDEO/ Strakosha mban portën e paprekur në fitoren e Lacios, Benevento e Inzagit i mahnit të gjithë me përmbysje spektakolare

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 26, 2020 | 20:03

VIDEO/ Strakosha mban portën e paprekur në fitoren e Lacios, Benevento e Inzagit i mahnit të gjithë me përmbysje spektakolare

Janë mbyllur dy ndeshjet e Serisë A, të cilat në orën 18:00. Benevento ka marrë një fitore spektakolare në ndeshjen e parë në Serinë A.

caldirola.benevento.sampdoria.2020.21.esulta.750x450

Të besuarit e Inzagit kanë mposhtur Sampdorian me rezultatin 3-2 në trasnfertë, ndonëse e panë veten në disavantazhin e dy golave. Kualiarela në minutën e 8 dhe Kolej në minutën e 18’, kaluan Sampdorian në avantazh të dyfishtë, duke i bërë të gjithë të mendojnë se do të ishte një ndeshje e lehtë, por nuk rezultoi kështu.

Benevento përmbysi rezultatin falë dopietës së Kaldirola në minutat 33’ dhe 72’ dhe golit të Latizia në minutën e 89’.

lazzari

Lacio e Thomas Strakoshës ka mposhtur Kaljarin 2-0 në trasnfertë. Për të kaltrit shënuan Lacari në minutën e 4’ dhe Imobile në minutën e 74’, ndërsa Strakosha e mbajti portën e paprekur.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"