VIDEO/ Strakosha bllokon Ronaldon, por Manxukiç e Pjaniç nderojnë Juven

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Gusht 25, 2018 | 19:56

VIDEO/ Strakosha bllokon Ronaldon, por Manxukiç e Pjaniç nderojnë Juven

Juventusi ia doli të merrte një tjetër 3 pikësh të rëndësishëm, në këtë fillim kampionati. Bardhezinjtë, në shtëpi përballë Lacios, fituan pastër me rezultatin 2-0, me nga një gol për secilën pjesë.

juve

Në minutën e 30-të, ishte Pjaniç që me një goditje nga jashtë zone, mposhti Strakoshën, i cili nuk kishte asgjë çfarë të bënte. Juvja vazhdon të krijojë, por nuk ia del të shënojë. Në minutën e 75-të, në një harkim nga e djathta e Kanselos, është Strakosha që në momentin vendimtar i heq topin Ronaldos, i cili ngatërrohet dhe nuk godet drejt portës, por Manxukiç i gjendur pas portugezit, shënon me portën e boshatisur.

Kështu, Lacio del e humbur edhe në javën e dytë në Seria A, ndërkohë që Juventusi vazhdon me 6 pikë të plota.

 

 

Juventus-Lacio 2-0

Mbyllet sfida. Juventus-Lacio 2-0

75’ Manxukiç shënon golin e dytë për Juven. Kanselo kroson në zonë, Strakosha ia heq shansin Ronaldos, por kroati me portën bosh nuk fal.

30′ Pjaniç me një të djathtë fluturimthi, godet dhe Strakosha nuk ka ç’të bëjë.

19′ Ronaldo provon me kokë, si dhe pak me ndihmën e dorës, por Strakosha pret dhe çon topin në goditje këndi.

 

FORMACIONET

Capture





www.minuta90.com