VIDEO/ Stërvitje mes dëborës, talenti i Bylisit: Po bëj fazën përgatitore në Pukë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Mars 28, 2020 | 15:32


VIDEO/ Stërvitje mes dëborës, talenti i Bylisit: Po bëj fazën përgatitore në Pukë

Andi Hadroji luan sezonin e tij të dytë në Ballsh. Për herë të parë me Bylisin u aktivizua në Kategorinë e Parë, duke qenë titular konstant. Edhe këtë sezon në Superiore trajneri Dovedan i ka besuar një vend në formacion në shumicën e ndeshjeve. Pas ndërprerjes së kampionatit, lojtari i krahut të djathtë ndodhet në qytetin e tij të lindjes, Pukë. Në një intervistë për “Panorama Sport”, 21-vjeçari tregon se si po i kalon ditët larg skuadrës dhe stërvitjen e veçantë që bën mes dëborës.90791567_230799898039598_1852185340522004480_n

Andi, si janë për ju këto ditë larg skuadrës?

Të them të drejtën ne jemi mësuar me regjim, sidomos në klub, duke filluar nga grumbullimi që bëjmë dhe stërvitja. Tashmë sikur nuk po na pëlqen kjo ndërprerje kaq e gjatë. Por, unë po stërvitem individualisht dhe do të jem gati kur të rifillojë përgatitja në grup. Na mungon stërvitja taktike, ushtrimet në grup dhe natyrisht loja…

Ku jeni në këtë periudhe pezullimi të kampionatit?

Ndodhem në qytetin e Pukës, pasi këtu kam familjen. Edhe pse këtu ka rënë dëborë ditët e fundit, nuk jam ndalur. Klima e pastër më shërben, sepse këtu është vend alpin. Duket sikur po bëj një minifazë.andi hadroj

Ke folur me shokët e skuadrës?

Patjetër që flasim çdo ditë, sepse jemi shumë të lidhur për shkak se qëndrojmë thuajse të gjithë në një hotel në Ballsh.

Si ka qenë ky sezon për Hadrojin, jeni i kënaqur deri më tani?

Do ta cilësoja pozitiv. Shpresoj që të kemi shëndetin mirë në radhë të pare dhe ta kalojmë këtë situatë sa më shpejt. Bashkë me ekipin uroj të realizojmë synimet që kemi si klub.

ERJON SALIU-PANORAMASPORT.AL

 




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com