VIDEO/ Stërvitje me topa tenisi, portierët e Tiranës me terapi speciale

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 13, 2017 | 13:51

VIDEO/ Stërvitje me topa tenisi, portierët e Tiranës me terapi speciale

Teksa gjenden për herë të parë në historinë e tyre në Kategorinë e Parë, te Tirana e kanë marrë seriozisht dhe synojnë ngjitjen në Superiore që këtë sezon. Përveç kurës që trajneri Ze Maria kërkon të gjejë për sulmuesit, mbrapa dore nuk mbetet as stërvitja për portierët.

lika

 

Në një video të postuar nga klubi i Tiranës, shihet stërvitja e veçantë që përgatitësi i portierëve, Emanuel Egbo, bën për portierët e skuadrës. Një terapi e veçantë me topa tenisi, për ta perfeksionuar performancën e gardianëve bardh e blu.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"