VIDEO / Stërvitja e parë me tri mungesa, Agolli dhe Abrashi veçmas

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 20, 2017 | 19:50

VIDEO / Stërvitja e parë me tri mungesa, Agolli dhe Abrashi veçmas

Më shumë se katër muaj pas humbjes në Izrael, Kombëtarja grumbullohet sërish.

Sot pasdite kuqezinjtë zbritën në terrenin stërvitor në seancën e parë përgatitore për ndeshjen me Italinë, që do të luhet të premten, ora 20:45 , në stadiumin “Renzo Barbera” të Palermos.

Kombetarja stervitje

Grupit i kanë munguar dy lojtarët e Terek Groznit, Bekim Balaj dhe Odise Roshi, si dhe Jahmir Hyka i San Hoze Ërthkuejks. Udhëtimi ka zgjatur më tepër se parashikimi dhe të tre futbollistët pritet t’i bashkohen ekipit të martën.

Në seancën e parë janë stërvitur të veçuar kapiteni Ansi Agolli dhe mesfushori Amir Abrashi.

Trajneri Xhani De Biazi i ka lejuar mediat vetëm në dhjetë minutat e para, duke vijuar me rregullin e tij për t’i kryer stërvitjet me dyer të mbyllura.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"