VIDEO/ Stavri Nica debuton me fitore, Laçi mposht Teutën dhe i largohet zonës së “play out”
Laçi ka fituar me përmbysje ndaj Teutës me rezultatin 2-1 në “Niko Dovana” në ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të të Kategorisë Superiore.
Pjesa e parë prodhoi shumë pak raste dhe u mbyll pa gola. Ndërsa në pjesën e dytë gjithçka ndryshoi. Sfida u zhbllokua në minutën e 65’ nga Daci dhe në të 76’ Guindo barazoi shifrat nga pika e bardhë e penalltisë. Sfida u vulos në minutën e 90’ nga Shkurtaj i cili përmbysi shifrat.
Me këtë fitore Laçi i largohet zonës së “play out” dhe ngjitet në vendin e 6-të me 36 pikë dhe Teuta renditet në vendin e 8-të me 34 pikë.
TEUTA 1-2 LAÇI
65′ Daci/ 76′ Guindo (P), 90′ Shkurtaj
NGJARJET KRYESORE
90’+4′ Mbyllet sfida
90′ Akordohen 4 minuta shtesë.
90′ GOOOL LAÇI 1-2! Vasil Shkurtaj lë në vend Markun, godet me të djathtën potente dhe e çon topin në cepin e portës.
88′ Roganoviç ndërhyn ashpër ndaj L. Vilës dhe ndëshkohet me karton të verdhë.
83′ Lorenco Vila godet me kokë, por gabon pasi topi shkon larg shtyllës.
76’GOOOL LAÇI 1-1! Guindo nuk gabon nga pika e bardhë e penalltisë dhe barazon shifrat.
74′ Spahiu gjuan nga goditja e dënimit, ka një prekje me dorë të topit nga Emiljano Vila. Akordohet 11-metërsh për kurbinasit.
68′ Dy zëvendësime nga Laçi. Largohet Qato dhe Mazrekaj, ka minuta për Bajramaj dhe Shkurtaj.
65′ GOOOL TEUTA 1-0! Pas një aksioni të gjatë, Vila i pason topin Klejdi Dacit, ky i fundit godet me të djathtën potente duke zhbllokuar sfidën.
58′ Largohet nga fusha Gjinollari, në lojë futet Klejdi Daci.
56′ Spahiu godet me të majtën potente nga distanca, por Qirko bën një pritje të mrekullueshme.
49′ Kuro tërheq nga fanella Serxho Ujkën, ndëshkohet me karton të verdhë.
48′ Guindo gjuan me të majtën, por topi shkon në duart e Qirkos.
46′ Qato tenton të kapë në befasi Qirkon, por portieri i Teutës tregohet i vëmendshëm dhe shmang golin.
46′ Nis pjesa e dytë.
45’+2′ Mbyllet pjesa e parë.
45′ Akordohen 2 minuta shtesë.
43′ L. Vila ndërhyn ashpër ndaj Mazrekajt, arbitri e ndëshkon me karton të verdhë.
35′ Kallaku provon me të majtën, por goditja e tij ndalet nga Turkaj.
32′ Ukja gjuan nga goditja e dënimit, por topi shkon shumë pranë shtyllës.
23′ Ujka kroson drejt zonës për Guindon, ky i fundit nuk arrin të godasë.
13′ Guindo godet drejt portës, por topi devijohet nga Kotobelli. Topi shkon në duart e Qirkos.
10′ E. Vila gjuan nga distanca, por topi fluturon mbi traversë.
8′ Gruda avancon me topin drejt portës, Turkaj ndërhyn dhe sulmuesi i Teutës pretendon penallti. Gjyqtari Hamiti vazhdon lojën.
1′ Starton sfida
FORMACIONET ZYRTARE
TEUTA: Qirko, Jazxhi, Kotobelli, Kuro, Marku, Gjinollari, E.Vila, L.Beqja, Kallaku, L.Vila, Gruda;
TRAJNERI: EDI MARTINI
LAÇI: Selmani, Roganoviç, Velkoski, Turkaj, Ziko, Manellari, Ujka, Qato, Spahiu, Mazrekaj, Guindo;
TRAJNERI: STAVRI NICA
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"