Postuar: Shtator 21, 2020 | 23:57
VIDEO/ Starti i mrekullueshëm, Milani i Ibrës dhuron spektakël në javën e parë
15 ndeshje radhazi pa humbur në Serinë A, Milani e fillon aty ku e mbylli sezonin e shkuar! Kuqezinjtë e Piolit, mposhtën me rezultatin 2-0, Bolonjën, në sfidën e javës së parë të kampionatit, falë dopietës së Ibrahimoviç.
Një dominim i kuqezinjve në këtë përballje, që konfirmojnë edhe njëherë ecurinë fantastike që po kalojnë 7 herë fituesit e Champions-it të cilët do të kërkojnë të marrin maksimumin në këtë sezon.
Vlen të theksohet se ditën e sotme debutuan nga stoli edhe 2 afrimet e reja në merkato, Tonali dhe Brahim Diazi.
FT: MILAN – BOLONJA 2-0
Ibrahimoviç 35′, 50′ (p)
FORMACIONET ZYRTARE:
MILANI (4-2-3-1): Donaruma, Kalabria, Kjaer (Duarte 71′), Gabia, Teo Hernandez, Kesi (Tonali 77′), Benaser (Kruniç 86′), Kastijeho (Salemakes 46′), Çalhanoglu (Brahim Diaz 71′), Rebiç, Ibrahimoviç.
BOLONJA (4-2-3-1): Skorupski; De Silvestri, Tomijasu, Danilo, Dijks; Dominguez, Shuten; Orsolini, Soriano, Barrou; Palasio.
PANORAMASPORT.AL
