VIDEO/ Stankoviç rikthehet në Milano pas shumë kohësh, shikoni pritjen elektrizuese që i rezervojnë tifozët e Interit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 25, 2021 | 14:04

VIDEO/ Stankoviç rikthehet në Milano pas shumë kohësh, shikoni pritjen elektrizuese që i rezervojnë tifozët e Interit

Dejan Stankoviç rikthehet në Milano, kësaj here si trajner i Crvena Zvezdës e cila do të sfidohet sot ndaj Milanit në ndeshjen e dytë të fazës së 1/16 të Europa Ligës me fillim nga ora 21:00.

Stankovic 2

Ish-mesfushori i Interit i cili me klubin zikaltër fitoi gjithçka përfshirë dhe Champions-in në sezonin e magjishëm të tripletës, ka marrë një pritje të ngrohtë nga tifozët e skuadrës zikaltër. Në momentin e mbërritjes së autobusit të skuadrës nga Beogradi, ultrasit e Interit e mirëpritën me flakadanë dhe kore nga ku i dhuruan edhe bluzën e identifikuar si ultras të skuadrës nga Milano.

Tifozet e Interit

Kujtojmë se Stankoviç ka qenë një ndër lojtarët më të rëndësishëm të Interit dhe tifozët zikaltër e admirojnë së tepërmi teknikun serb, pasi prej 9 sezonesh ai mbajti veshur fanellën e Interit.


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"