VIDEO/ Stadiumi i Kavajës kullotë për delet, Andi Lila: Bashkia gënjen çdo muaj me projekte 3D

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 2, 2021 | 10:48

VIDEO/ Stadiumi i Kavajës kullotë për delet, Andi Lila: Bashkia gënjen çdo muaj me projekte 3D

Ish-futbollisti i Kombëtares, Andi Lila, ka denoncuar së fundmi gjendjen mjerane ku është katandisur stadiumi i Besës së Kavajës, teksa ka postuar në rrjetin e tij “Instagram”, një video trishtuese ku shihet impianti sportiv i degraduar, i cili është shndërruar në një kullotë për delet. Lila ka akuzuar bashkinë që gënjen çdo muaj me projekte 3D.

Lila Delet

POSTIMI I ANDI LILËS:


Te nderuar miq, kjo qe shikoni ne kete video nuk eshte stadiumi i ndonje qyteti fantazem por Stadiumi BESA.

I skuadres BESA e Kavajes, e cila konkuron per te qene pjese e Kategorise Superiore.

Eshte stadiumi i nje qyteti qe konsiderohet “Djep i futbollit”.

Eshte stadiumi i cili u ndertua per te nderuar ata qindra futbolliste Kavajes te cilet me talentin e sakrificen e tyre e bene Besen te madhe ne balten e “Fushes se vjeter”.

Eshte stadiumi i cili pa traditen e futbollit te bukur Kavajas te zhvillohej me tej.

Eshte stadiumi, fusha e te cilit mbart djersen dhe sakrificen e shume Futbollisteve Kavajas por edhe shume Futbollisteve te tjere qe kane luajtur per Besen e Kavajes.

Ky Stadium ka pare te luajn ne te emra te medhenj te futbollit Kavajas. Kush nuk i njeh keto mbiemra te futbollit Kavajas si Merhori, Karriqi, Teliti, Bajaziti, Pagria, Duro, Shtini, Biturku, Rraklli, Rrica, Cikalleshi e shume e shume te tjete te cileve ju kerkoj ndjese pasi nuk mund ti permend te gjithe.

Ky stadium i cili eshte bere shtepia e shume Futbollisteve Shqiptare nga te gjithe trevat Shqiptare. Ne kete stadium kane derdhur djerse futbolliste si Berisha, Murriqi, Nuhiu, Dragusha, Fejzullai e shume te tjere.

Ky stadium eshte tampulli i tifozerise se mrekullueshme Kavajase.

Sot Stadiumi BESA ka “vdekur” pasi ne fushen e tij prej disa vitesh nuk sheh me futbolliste por sheh te kullosin dele.

Si duhet te ndjehen sot ata qindra futblliste Kavajas apo edhe ata qe kane kontribuar per Besen e Kavajes  kur te shohin kete video.

Si do te ndihen futbollistet kur te shohin qe fusha qe ata dje e kane lare me djerese sot delet e lajne me sh…..

Si ndihen tifozet Kavajas kur shohin kete pamje apo edhe Xha Kasemi me daullen e tij qe shikon nga lart.

Sigurisht qe futbollistet dhe tifozet ndjejne vetem Dhembje.

Por ata qe kane pergjegjesi per kete situate duhet t’ju vij Turp.

Ne radhe te pare Bashkia Kavaje e cila è ka ne pronesi kete stadium.

Ne cdo rast qe permendet stadiumi besa,bashkia na tregon stadiumin e ri ne 3D dhe thote muajin tjeter fillojne punimet. Keto jane dhe mbeten premtime elemtorale pasi jo vetem qe nuk po ndertohet asnje stadium i ri por edhe stadiumi i vjeter po degradohet deri ne shkatarrim te plote.

Ky eshte vizioni i Bashkse Kavaje per zhvillimin e sportit.

Kjo menyre veprimi duhet te nderpritet urgjentisht.


View this post on Instagram

A post shared by Andi Lila (@andilila)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"