VIDEO/ Sportistja e njohur shqiptare rrëfen: Ja si na talli shteti autriak kur fituam ndeshjen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 25, 2018 | 19:45

VIDEO/ Sportistja e njohur shqiptare rrëfen: Ja si na talli shteti autriak kur fituam ndeshjen

Në episodin e kësaj jave të Soiree nga Jonida Shehu në Top Channel, patëm mundësi të ktheheshim pas në kohë, në vitet ’80 për të kujtuar se si funksiononte shoqëria, muzika, televizioni apo sporti në atë kohë.

khfkgdfg

Një nga të ftuarat e Jonidës ishte edhe sportistja e njohur shqiptare, Mirza Alibegaj, e cila ka treguar si ishte profesioni i basketbollistet në atë periudhë.

“Veshjet tona në ekip kombëtar të linin për të dëshiruar. Ne kemi dalë me konversa, kemi luajtur basketboll. Që kur kemi shkuar në Austri me ekipin kombëtar, duke luajtur me konversa, jemi turpëruar. Kur kemi fituar me ekipin autriak na thanë, ‘Fitoi ekipi shqiptar me atlete konversa’… në gazetë, në faqe të parë!’”, – u shpreh Alibegaj.

Më pas, ish-basketbollistja vazhdon: “Kurse tani me konversa i shikon rrugës, i vesh çdo ditë! Kurse ne luanim basketboll me to. Në kohën tonë se çdo gjë kemi bërë më pasion dhe me dëshirën më të madhe. Sot mund të marrësh dhe mund t’i blesh çdo gjë, por jo pasionin”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"