VIDEO/ Sporti i ri i Teqball, Shqipëria përfaqësohet nga Redi Jupi në… Kupën e Botës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 15, 2018 | 15:43

VIDEO/ Sporti i ri i Teqball, Shqipëria përfaqësohet nga Redi Jupi në… Kupën e Botës

Është duke u mbajtur në Reims të Francës, Kupa e Botës në sportin e ri, të quajtur Teqball. Edhe pse për disa njerëz ky sport mund të jetë i padëgjuar, në Shqipëri është duke u përhapur me shpejtësi.  Një lojë e cila luhet në një tavolinë të harkuar dhe ku mund të marrin pjesë 2 ose 4 persona. Edhe pse bëhet fjalë për një sport të rri, që në vendin tonë nuk ka shumë kohë që praktikohet, nuk mund të mungonte një përfaqësues nga Shqipëria.

qweqwe

Ai është ish-mesfushori dhe ish-trajneri i Shpresave, Redi Jupi. Pak më parë 44-vjeçari postoi një video të shkurtër në profilin e tij të “Instagramit” ku shfaqet duke luajtur në kampionatin botëror, përballë një kundërshtari të veshur me fanellën blu, po që nuk arrihet të dallohet se kë shtet përfaqëson. Mos harrojmë që në sportin e Teqball janë ambasadorë emra të mëdhenj të futbollit ku veçohet Figo, Pyjol, etj.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"