VIDEO/ Spektakël “Superiore” në Kosovë, Progni dhe Veliu çmendin me dy supergola

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 8, 2020 | 18:37

VIDEO/ Spektakël “Superiore” në Kosovë, Progni dhe Veliu çmendin me dy supergola

Gjilani po merr një fitore të rëndësishme ndaj Prishtinës në javën e 29-ë të Superligës së Kosovës.
Gjilanii-696x464
“Skifterat” po udhëheqin me rezultatin e pastër 2-0 falë dy supergolave të dy ish-futbollistëve të kampionatit shqiptar Franc Veliu dhe Gerhard Progni.

Në minutën e 52, portieri i Prishtinës Visar Bekaj ndërhyn ashpër ndaj Prognit dhe ndëshkohet me karton të kuq. Më pas, mbrojtësi vlonjat Veliu ekzekuton saktë goditjen e dënimit në hyren e zonës së Prishtinës.

13 minuta më pas ish-portieri i Partizanit dhe Kukësit Eglant Haxho lë portën për të ndalur në krah Prognin, por ish-lojtari i Partizanit dhe Teutës gjuan me parabël në pozicion të vështirë duke mos i dhënë asnjë shpresë Haxhos.

Te Gjilani aktivizohen shumë ish-lojtarë të kampionatit shqiptar. Ata drejtohen nga Gentian Mezani, ish-trajneri i Flamurtarit, Laçit dhe Luftëtarit.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"