VIDEO/ Spektakël nga Di Maria dhe Vlahoviç, Juventusi e nis me fitore bindëse sezonin në Serinë A

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 15, 2022 | 23:42

VIDEO/ Spektakël nga Di Maria dhe Vlahoviç, Juventusi e nis me fitore bindëse sezonin në Serinë A

Gol dhe asist për Di Maria, dy gola për Vlahoviç. Bilanci i ndeshjes së parë të Juventusit në Serinë A nuk mund të ishte më i mirë, pasi falë yjeve të saj ka arritur të bëjë diferencën ndaj Sasuolos duke fituar me shifrat 3-0.

juventus sasuolo

Në fakt ishin miqtë që e nisën më me vrull ndeshjen, teksa rrezikuan disa herë portën e Perin. Por me thumbimin e parë të vërtetë, Di Maria gjeti rrjetën duke u prezantuar me gol të Juventusi. Kjo i dha qetësinë bardhezinjve të cilët ngulmuan për të gjetur golin e radhës falë shpërthimeve të argjentinasit apo edhe me Vlahoviç, me këtë të fundit që fitoi e transformoi saktësisht një penallti para fundit të pjesës së parë.

Në të dytën, ishte Di Maria ai i cili pasoi për serbin, i cili gjeti rrjetën me devijimin e tij duke shënuar golin i cili praktikisht mbylli ndeshjen dhe i dha Juventusit tre pikët e para në kampionat.

JUVENTUS-SASUOLO 3-0
26′ Di Maria, 43′ (p), 50′ Vlahoviç

NGJARJET KRYESORE

86’ Vlahoviç merr një top në thellësi dhe mundohet të gjuajë në portë, por nuk gjen topin pas një devijimi nga mbrojtësit.

73’ Pinamonti shfaqet në zonën e Juventusit por gjuajtja e tij gjen përgjigjen e Perin.

50’ Vjen goli i tretë. Gabim i mbrojtjes së Sasuolos e cila i jep topin Di Marias, argjentinasi pason për Vlahoviç dhe ky i fundit dërgon sferën në rrjetë.

30’ Galopim i pandalshëm i Di Maria, i cili përshkon gjithë fushën dhe pastaj nis një harkim spektakolar që nuk gjen rrjetën për pak centimetra.

49’ Henrike merr topin dhe gjuan nga distanca, gjen të pozicionuar Perin i cili kontrollon sferën.

43′ Bardhezinjtë dyfishojnë rezultatin! Vlahoviç shndërron në gol penalltinë e fituar nga vetë ai! Serbi tregohet i saktë nga pika e bardhë duke çuar peshë zemrat e tifozëve. 

35’ Përsëri Vlahoviç dhe përsëri sfera që përfundon jashtë. Kundërsulm perfekt i Juventusit me Di Maria-Danilo në të djathtë, topi shkon te sulmuesi i cili nuk gjuan dot në kuadrat.

31’ Ajhan provon nga distanca, Perin me një grushtim të saktë çon sferën jashtë në këndore.

29’ Vlahoviç i afrohet golit të dytë. Pas një harkimi nga e djathta ai devijon para portës, por nuk gjen katërkëndorin me sferën e cila përfundon jashtë.

26’ Vjen goli i shumëpritur për debutuesin Di Maria. Pas një aksioni të gjatë të bardhezinjve, argjentinasi gjuan me të majtën jo edhe aq mirë. Por topi merr një harkim të papritur për Konsiljin dhe përfundon në rrjetë.

21’ Defrel provon nga distanca, duke detyruar Perin të ndalojë sferën në dy kohë.

20’ Shpëton Juventusi. Harkim nga e djathta i Berardit për Defrel, i cili devijon drejt portës por gjen gati Perin.

19’ Berardi mundohet të thumbojë në sulm dhe shfaqet në të djathtë duke tentuar portën, por e fluturon sferën shumë lart pa shqetësuar Perin.

5’ Menjëherë një shkëndijë nga Vlahoviç, i cili gjuan me kokë pas një harkimi të Aleks Sandro, ndërsa sinjalizohet më pas në pozicion jashtë loje.

FORMACIONET ZYRTARE

Juventus (4-4-2): Perin; Danilo, Bonuçi, Bremer, Aleks Sandro; Kuadrado, Zakaria, Lokateli, MekKeni; Di Maria, Vlahoviç.

Sasuolo (4-3-3): Konsilji; Muldur, Ajhan, Ferrari, Roxherio; Fratesi, Henrike, Torsved; Berardi, Defrel, Kiriakopulos.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"