VIDEO/ Spektakël në stërvitjen e Francës, Mbape turpëron futbollistin e Barcelonës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 14, 2018 | 11:08

VIDEO/ Spektakël në stërvitjen e Francës, Mbape turpëron futbollistin e Barcelonës

Ylli i PSG-së, Kilian Mbape është një nga futbollistët më të mirë të momentit. Edhe pse vetëm 19-vjeç, talenti i tij është i jashtëzakonshem, teksa e tregoi më së miri edhe në Kupën e Botës të fituar në Rusi.

Mbape

Së fundmi preh e “magjisë” së Mbapesë ka rënë futbollisti i Barcelonës, Ousmane Dembele. Në seancën stërvitore të ditës së djeshme,  Mbape e ka turpëruar Dembelenë me një lëvizje të vetme, teksa ky i fundit në përpjekje për t’i marrë topin 19-vjeçarot, është rrëzuar.

Kaq ka mjaftuar që në stërvitjen e Francës, të plasë gallata, ku nuk kanë munguar talljet ndaj Dembelesë. Vidoen e këtij momenti, Mbape e ka postuar në “Instagram”.


View this post on Instagram

Sorry Crackito ??‍♂️? @o.dembele7

A post shared by Kylian Mbappé (@k.mbappe) on

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"