VIDEO/ Spektakël në “Stamford Bridge”, Totenhemi i merr barazimin në fund Çelsit. Vetëm pak minuta për Brojën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 14, 2022 | 19:32


VIDEO/ Spektakël në “Stamford Bridge”, Totenhemi i merr barazimin në fund Çelsit. Vetëm pak minuta për Brojën

Çelsi dhe Totenhemi u ndalën në barazimin 2-2 në një derbi që dhuroi spektakël në “Stamford Bridge”.

Collage Maker-14-Aug-2022-07.32-PM

Sfida dhuroi spektakël dhe tension në pankina, me të dyja skuadrat që u ndanë me nga një pikë në fund.

Për Çelsin shënuan Kulibali dhe Xhejms, ndërsa Totenhemi barazoi dy herë, me Hojbjerg dhe Kejn në minutën e fundit.

Gjithashtu pati dhe pak Mminuta për Armando Brojën, me Tuhelin që e hodhi në fushë në minutën e 89’.

Ky i fundit pati disa herë përplasje me Konten, duke sjellë dhe tension në të dyja pankinat.

Të dyja skuadrat renditen me katër pikë në klasifikim, pas dy javëve të para në Premier Ligë.

ÇELSI 2-2 TOTENHEM

Kulibali 19′, Xhejms 76′ / Hojbjerg 67′, Kejn 90+6′

RASTET E RËNDËSISHME:

90+7′ Mbyllet sfida!

90+6′ GOOOL TOTENHEM/ Kejn shënon me një gjuajtje me kokë për të barazuar shifrat.

89’ Tuhel largon nga fusha e lojës Kai Haverts dhe fut sulmuesin e Kombëtares shqiptare, Armando Broja.

76′ GOOOL ÇELSI 2-1/ Sterling pason topin për Ris Xhejms, i cili i vetëm me Loris, dërgon sferën në fundin e rrjetës.

67′ GOOOL TOTENHEM 1-1// Hojbjerg lëshon një gjuajtje të bukur nga jashtë zone për të barazuar shifrat.

46′ Starton pjesa e dytë!

45+4′ Mbyllet pjesa e parë!

19’ GOOOL ÇELSI 1-0/ Kukureja jep një krosim fantastik nga goditja e këndit dhe Kulibali me një gjuajtje fluturimthi dërgon topin në rrjetë.

1′ Starton sfida në “Stamford Bridge”!

FORMACIONET ZYRTARE:

formacionet

RENDITJA:

DSD

PANORAMASPORT.AL