VIDEO/ Spektakël në “San Siro”, Napoli mund Milanin dhe ngjitet në kreun e renditjes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 19, 2022 | 0:05

VIDEO/ Spektakël në “San Siro”, Napoli mund Milanin dhe ngjitet në kreun e renditjes

Napoli ka dhënë një sinjal shumë të rëndësishëm për luftën për titull në këtë edicion pasi ka mundur me shifrat 2-1 në “San Siro” Milanin, kampion të Serisë A në fuqi, duke iu bashkuar Atalantës në kryesim.

milannapoli

Kuqezinjtë ishin ata që kontrolluan sfidën dhe kishin rastet më të mira për shënim në pjesën e parë të sfidës, duke gjetur përballë Meret të pakalueshëm dhe traversën që ndihmonte portierin e miqve.  Ndërkohë, Kvara detyroi titullarët Kjaer dhe Kalabria të ndëshkoheshin me të verdhë dhe Piolin t’i zëvendësonte në pushim. Por pikërisht zëvendësuesi i Kalabria, Dest, ishte ai i cili shkaktoi penallti ndaj gjeorgjianit, duke i dhënë mundësinë Politanos të shënonte nga pika e bardhë.

Milani u hodh në sulm dhe gjeti barazimin me Zhiru, ndërsa kërkoi një gol të dytë të shpejtë. Por Simeone me kokë gjeti devijimin e duhur duke i dhënë përsëri avantazhin ekipit të tij dhe më pas napolitanët u mbrojtën me rregull, duke evituar një gol tjetër, të ndihmuar përsëri edhe nga traversa që ndali Kalulu.

Kështu, fitorja i çon në vendin e parë me 17 pikë, po aq sa Atalanta, ndërsa Milani mbetet në vendin e 5-të në renditje.

MILAN – NAPOLI 1-2
69′ Zhiru / 56′ (p) Politano, 78′ Simeone

sdfdfdfdsfsdf

KOMENTI LIVE: 

90’+7′  Mbyllet ndeshja me suksesin 2-1 të Napolit. 

90’ Jepen 6 minuta shtesë.

86’ TRAVERSË! Kalulu i pafat pas një aksioni të shpejtë të radhës të Teo Hernandez në të majtën, me futbollistin i cili vjen në ndihmë të sulmit por me portën e boshatisur godet traversë.

80’ Zerbin i afrohet golit të tretë me një gjuajtje të fortë nga e djathta, Menja përgjigjet siç duhet duke evituar golin e radhës.

78’ GOOOL NAPOLI! Simeone kalon përsëri në avantazh napolitanët me një gjuajtje me kokë perfektë pas një harkimi milimetrik të Mario Rui.

69’ GOOOL MILANI! Aksion i shpejtë në të majtën, Teo Hernandez jep një pasim të artë për Zhiru i cili nuk fal dhe shënon golin e barazimit.

68’ Mesias, i futur në fushë vetëm pak sekonda më parë, merr një pasim interesant nga De Ketelar dhe gjuan direkt në portë, por gjen përgjigjen e Meret.

60’ Teo Hernandez merr krahun në të majtë, pason në qendër por aty nuk arrin askush të devijojë topin që kalon mes lojtarëve kuqezinj në zonë.

55’ GOOOL NAPOLI! Politano kalon në avantazh Napolin me penallti.

52’-55’ Episod i dyshimtë në zonën e Milanit. Dest godet këmbën e Kvara i cili po futej në zonë nga e majta. Në fushë ndizet një zënkë e vogël e më pas gjyqtari shkon të shohë pamjet me VAR. Pas rishikimit të pamjeve, ai bën shenjë nga pika e bardhë e penalltisë.

46’ Ndryshon të dy lojtarët e ndëshkuar me të verdhë Pioli, për të mos rrezikuar të kuqin. Në fushë Dest dhe Kalulu në vend të Kalabria dhe Kjaer.

45’ Kvara detyron brenda pak minutash krahun e djathtë të mbrojtjes së Milanit që të bëjnë faulle ndaj tij, duke sjellë ndëshkimin me të verdhë si të Kjaer, ashtu edhe të Kalabria.

36’ Top nga thellësia i Zielinski për Politanon, gjuajtja e tij me kokë kontrollohet nga Menja.

28’ Tjetër mrekulli e Meret, këtë herë ndaj gjuajtjes me kokë të Kruniç pas një goditje nga këndi.

26’ Aksion i bukur me kombinime mes Kruniç dhe De Ketelar, belgu pason në qendër për Zhiru por gjuajtja e këtij të fundit në akrobaci nuk është e duhura dhe sfera shkon larg katërkëndorit.

12’ Traversë! Kuqezinjtë i afrohen golit me anë të Zhiru pas një aksioni të shpejtë, por gjuajtja e sulmuesit gjen devijimin e Meret në traversë.

1′ Starton supersfida!

FORMACIONET ZYRTARE:

Milan: Menja; Kalabria, Kjaer, Tomori, Teo Hernandez; Tonali, Benaser; Selemakers, De Ketelere, Kruniç; Zhiru

Napoli: Meret; Di Lorenzo, Rrahmani, Kim, Mario Rui; Anguisa, Lobotka, Zielinski; Politano, Raspadori, Kvaratskhelia.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"