VIDEO/ Spektakël në Premier Ligë, Liverpuli dhe Çelsi ndahen në barazim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 25, 2017 | 20:29

VIDEO/ Spektakël në Premier Ligë, Liverpuli dhe Çelsi ndahen në barazim

U mbyll pa fitues kryendeshja e javës së 13-të në Premieri Ligën angleze mes Liverpulit dhe Çelsit. Vendasit kaluan të parët në avantazh në minutën e 65-të me anë të Salah. Ish-i i londinezëve përfitoi nga një gabim i Bakajokos në zonë, duke goditur saktë dhe duke përshëndetur rrjetën e portierit Kortua.

Salah gol

Për të vendosur baraspeshën, trajneri italian Konte, mendoi të hedhë në fushë në minutën e 85-të brazilianin Uilliam. Vetëm 2 minuta i kanë mjaftuar mesfushorit për të gjetur rrugën e rrjetës. Pas një depërtimi nga e djathta, Uilliam me anë të një parabolë mjaft të bukur, e ka dërguar topin në trekëndëshin e portës së mbrojtur nga Minjolet.

Celsi

Me barazimin e sotëm, Liverpuli shkoi në kuotën e 23 pikëve, ndërsa blutë e Londrës ndodhen në vendin e 3-të me 26 pikë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"