VIDEO/ Spektakël në La Liga! Grizman shënon nga këndi zero, Moratën e tradhtojnë nervat dhe ndëshkohet me karton të kuq

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 28, 2023 | 23:36

VIDEO/ Spektakël në La Liga! Grizman shënon nga këndi zero, Moratën e tradhtojnë nervat dhe ndëshkohet me karton të kuq

Duel tepër emocionues dhe i luftuar, ai i mbrëmjes së sotme mes Osasunës dhe Atletikos Madridit, që përfundoi me rezultatin 0-2 për skuadrën e Diego Simeones.  

Atletiko

Për të zhbllokuar duelin, mendoi Grizman në minutën e 20-të, që realizoi nga një kënd thuajse i pamundur, duke dërguar në dhomat e zhveshjes kryeqytetasve me epërsinë e një goli. Për golin e sigurisë mendoi Rikuelme në minutën e 81-të, ndërkohë që në minutën e 85-të, u regjistrua në moment tensioni me protagonistë Moratën dhe Avilan, që u ndëshkuar të dy me karton të kuq. Futbollistët u tradhtuan nga nervat, duke u përjashtuar nga gjyqtari.  

 

Me triumfin e sotëm, Atletiko e Madrdit u ngjit në kuotën e 13 pikëve në 6 ndeshje, teksa duelin e radhës do e luajnë në shtëpi ndaj Kadizit.  

GOLI I GRIZMAN – VIDEO

I KUQI I MORATËS – VIDEO

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"