VIDEO / Spektakël ndaj Dortmundit, Bajerni i dhuron Nagelsman trofeun e parë në karrierë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 17, 2021 | 22:26

VIDEO / Spektakël ndaj Dortmundit, Bajerni i dhuron Nagelsman trofeun e parë në karrierë

Julian Nagelsman ka fituar sot ndeshjen e tij të parë si trajner me Bajern Mynih dhe nuk mund të vinte në moment më të mirë. Tekniku i është gëzuar suksesit në Superkupën e Gjermanisë përballë Borusia Dortmund, pasi suksesi 3-1 i ekipit të tij i dhuroi edhe trofeun e parë në karrierë si trajner.

SIGNAL IDUNA PARK

Në një duel spektakolar, me sulme e raste nga të dy skuadrat, skuadra e Bajern Mynih ishte ajo që shënoi e para me anë të Levandovskit pas një “penalltie me kokë” të sulmuesit polak. Myler dyfishoi shifrat pak çaste pas fillimit të pjesës së dytë falë një aksioni spektakolar dhe mendohej se aty sfida u mbyll. Por Dortmund reagoi e gjeti rrjetën me anë të Rojs, për të ringjallur shpresat, pasi kapiteni shënoi një gol spektakolar.

Megjithatë, Levandovski u tregua i pamëshirshëm duke ndëshkuar një gafën në prapavijën e skuadrës së Borusias, duke kthyer avantazhin e dy golave që më pas skuadra e tij mbrojti deri në fund. Kështu, Bajern Mynih e nisi edicionin me një trofe, duke qenë ky njëkohësiht i pari në karrierën e Julian Nagelsman si trajner.

BORUSIA DORTMUND 1-3 BAJERN MYNIH

Rojs 65′ / Levandovski 41′, 74′, Myler 50′

74′ Levandovski shënon golin e 3-1

65′ Rojs shënon golin e rezultatit 1-2

50′ Myler realizon golin e dytë

41′ Goli i Levandovskit

20′ Nojer bën mrekullinë duke bërë një super pritje

FORMACIONET ZYRTARE –

DORTMUND – (4-1-2-1-2): Kobel; Paslak, Vitsel, Akanzhi, Shulz; Dahud; Rejna, Belingam; Rojs; Mukoko, Haland. Trajner: Marko Roze.

BAJERN MYNIH – (4-1-4-1): Nojer; Staniziç, Upamekano, Zyle, Dejvis; Kimish; Gnabri, Myler, Gorecka, Koman; Levandovski. Trajner: Julian Nagelsman.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"