VIDEO/ Spektakël me 5 gola! Pogradeci “gjunjëzon” Lushnjën, liqenorët tentojnë kreun

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 14, 2021 | 20:59

VIDEO/ Spektakël me 5 gola! Pogradeci “gjunjëzon” Lushnjën, liqenorët tentojnë kreun

Ecuri fantastike e Pogradecit! Liqenorët triumfojnë edhe ndaj Lushnjës me rezultatin 3-2, duke hedhur një hap të sigurt drejt promocionit. Skuadra e Ardjan Abazajt dominoi gjithë pjesën e parë, duke krijuar disa raste për shënim, por goli do të vinte në fundin e pjesës së parë, kur Marin Abazaj shfrytëzoi në maksimum një krosim, për të gjuajtur bukur me kokë dhe për ta ndalur topin në fundin e rrjetës.

bandicam 2021-03-14 14-35-25-822

Pjesa e dytë ishte me të vërtetët spektakolare, ku u shënuan 4 gola, nga dy për secilën skuadër. Ishte Shkulaku fillimisht që shënoi për Pogradecin në minut6ën e 66’ pas një aksioni shumë të bukur, ndërsa 5 minuta më vonë Mone rihapi sfidën, duke shënuar për Lushnjën golin e parë.

Megjithatë vetëm 3 minuta më vonë, Topllari shënoi të tretin për Pogradecin, por përsëri skuadra e Gjylës nuk u dorëzua duke gjetur përsëri golin me Momen në minutën e 83’, por vetëm kaq, pasi liqenorët e mbrojtën avantazhin për të marrë në fitore shumë të rëndësishme, e cila i dërgon ën vendin e tretë me 22 pikë, 6 më shumë se Lushnja e vendit të 5-të.

FT| POGRADECI-LUSHNJA 3-2

Abazaj 44′, Shkulaku 66′, Topllari 74’/ Mone 71′, 83′

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"