VIDEO / Spektakël me 5 gola i Dortmundit, Haland & Co. e shohin veten vetëm 3 pikë larg Bajernit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 14, 2022 | 23:58

VIDEO / Spektakël me 5 gola i Dortmundit, Haland & Co. e shohin veten vetëm 3 pikë larg Bajernit

Erling Haland dhe Tomas Munie shënuan secili nga dy gola, teksa Borusia Dortmund mundi me rezultatin e thellë 5-1 Frajburgun, duke u konfirmuar si anti-Bajerni i këtij edicioni dhe duke vënë nën trysni bavarezët në garën për titull.

asdasdasd

Pritej një ndeshje shumë e luftuar në “Signal Iduna Park” pasi dy skuadrat ndahen nga vetëm dy vende në klasifikimin e kampionatit gjerman. Por që në pjesën e parë u kuptua se ishte një ndeshje e cila do të kishte vetëm një drejtim.

Munier me dy gjuajtje me kokë ishte ai që bëri të thjeshtë sfidën për ekipin e tij, duke dërguar dy herë topin në rrjetë me goditjet e tij të sakta. Më pas e kishte radhën Haland të tundte rrjetën, duke shënuar golin e tij të 14-ë personal të sezonit.

Demiroviç i dha pak shpresë Frajburgut me golin e tij në pjesën e dytë. Por Haland mposhti Uphof me golin e dytë personal të ndeshjes e më pas Dahud harkoi saktësisht në këndin e portës për të vulosur fitoren 5-1 që çon Borusian vetëm 3 pikë pas Bajernit të vendit të parë.


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"