VIDEO / Spektakël i pazakontë në NBA. Dy kosha të pamundur mbyllin duelin në 4 sekondat e fundit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 16, 2021 | 17:19

VIDEO / Spektakël i pazakontë në NBA. Dy kosha të pamundur mbyllin duelin në 4 sekondat e fundit

Mbrëmja e së mërkurës në NBA dhuroi emocione të mëdha në “Pejkom Sentër” në Oklahoma. Nju Orlins Pelikans triumfoi me shifrat 113 – 110 kundër vendasve të Oklahoma Siti Thandër, në mënyrë befasuese për atë që ndodhi në fund të duelit.

sdsdsdsd

Ajo që u vu re nga kjo përballje ishin 4 sekondat e fundit, ku numri 2 i Oklahomës, Aleksandër Gilgous, shënoi një 3-pikësh fantastik për të barazuar sfidën. Kur çdo gjë pritej të shkonte në kohët shtesë, ylli i Pelikans, Devonte Graham, në sekondën e fundit shënoi një nga 3-pikëshit më të bukur në historinë e këtij sporti me nëj gjuajtje nga fusha e tij duke i dhënë një fitore të rëndësishme Nju Orlins. Të dyja ekipet qëndrojnë në vendet e fundit të tabelës në Konferencën e Perëndimit ku të dyja rrezikojnë pjesëmarrjen në play-off.


Në mbrëmjen e djeshme gjithashtu spikati fitorja e Miluaki Baks kundër Indiana Peisërs me shifrat 144 – 99 dhe fitorja e Los Anxhelos Lejkërs me kohë shtesë në Dallas kundër Maveriks me shifrat 104 – 107. Ylli i sfidës ishte padyshim LeBron Xhejms me 24 pikë, 3 asist dhe 5 topa në tabelë. Lejkërs qëndrojnë një pozicion më lart se Dallas në Konferencën e Perëndimit dhe vazhdojnë të hedhin hapa të sigurt drejt play-off, ndërkohë që në Lindje Miluoki i rrëmbeu Çikagos vendin e dytë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"